Ja si shkarkohet kamioni për 1 minutë (video)

Duket se një shofer në Tajvan do të mund të stoliset me titullin e shkarkuesit më të shpejtë të kamionit – nëse një titull i tillë do të ekzistonte. Në Youtube është postuar një video ku një shofer shkarkon kamionin e tij për 1 minutë – pa pasur nevojë për ndihmën e askujt. Se si shkarkohet shpejt kamioni i mbushur me drunj të bambusë mund të shihni në video-materialin në vijim.

Pacolli: Nuk di çka i kam ba asaj gruaje!

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli mendon se presidentja Atifete Jahjaga ka probleme personale me të. Thotë se ia bëri me qëllim, por edhe shkeli protokollin derisa nuk e caktoi të ulet në vend të kryeministrit Hashim Thaçi në mbledhjen e Këshillit kombëtar për Integrime, derisa ky i fundit mungonte, por që zëvendësohej nga Hajredin Kuçi. Një ditë më parë, Pacolli u nervozua si hyri në sallë dhe braktisi këtë takim, meqë nuk i pëlqeu vendi në fund të tavolinës. Siç ishte bërë më dije gjatë ditës së djeshme, protokolli ishte caktuar qysh në fillim dhe se ai të ishte në cilësinë e kreut të AKR-së, dhe vendi në fund i takonte ngase partia e tij ka më së paku vota. Ai të mërkurën teksa po mbante një ligjëratë para disa studentëve të një kolegji në Prishtinë, ka thënë se Jahjaga e ka shkelur protokollin derisa nuk e uli në vendin e Thaçit. “Unë nuk di çka i kam ba asaj gruaje”, ka pyetur Pacolli. Dihet se pas braktisjes së takimit nga Pacolli, dhe mospjesëmarrjes së Albin Kurtit, Komisionari për Zgjerim, Stefan Fyle u kishte bërë thirrje të gjitha partive pa dallim e veçanërisht atyre që mungonin në atë takim që t’i bashkohen Këshillit kombëtar për Integrime për të mirë të Kosovës por edhe të përkrahin Thaçin në bisedimet me Serbinë.

A është goli më i bukur në 2013?

Një gol fantastik është shënuar në Kolumbi. Në ndeshjen mes skuadrave Deportivo Quito dhe Alianza Petrolera, futbollisti Fernando Patino ka shënuar gol me një volej të bukur nga largësia. Goditja e Patinos arriti shpejtësinë deri në 120 km në orë. Mediat nga Amerika e Jugut po e vlerësojnë këtë si një nga golat që do te garoj për golin me të bukur të vitit.

Resul Sinani ne telash ne nje emision ne RTV21 hahah (VIDEO)

Shakaja më e frikshme e bërë ndonjëherë (VIDEO)

Fytyrat e ushtarëve para, gjatë dhe pas luftës.(FOTO-LAJM)

Fotograf Lalage Snow mori një udhëtim 8-mujor në Afganistan, me portrete të ushtarëve britanikë para, gjatë dhe pas shërbimit të tyre në zonën e luftës. Në disa fotografi mund ta shihni transformimin e qarte e djemvje nga nje djalosh i pa fajshem, ne luftetar e me pas nje burre.

Babai, kritik i Messit

Ka hyrë në histori si futbollisti i parë që fitoi katër herë me radhë Topin e Artë, kurse theu rekordin e Gerd Mullerit duke shënuar 91 gola brenda një viti kalendarik. Mirëpo, edhe ylli i Barcelonës, Lionel Messi e ka dikë që e kritikon vazhdimisht. Reprezentuesi argjentinas ka treguar se babai i tij kërkon që ai gjithnjë të përmirësohet. “Babai im më ka kritikuar gjithmonë. Për të kurrë nuk luaj mirë”, deklaroi Messi për TyC Sports. “Kur isha fëmijë dhe ndoshta shënoja katër gola në një ndeshje, ai asnjëherë nuk më uronte. Gjithmonë gjente një mënyrë për të më kritikuar. Kjo më ka bërë të përmirësohem më tepër dhe të jem gjithnjë modest sa i përket vetes”, u shpreh ylli i gjigantit katalan./Kohasport/