Ronaldo: Dua para sa Messi, ose shkova

Cristiano Ronaldo e ka kërcënuar seriozisht Real Madridin. Ylli portugez ka thënë se nëse ai nuk rinovon kontratën me kushte të njejta sa Messi, ai do të lë Real Madridin. Messi javën e kaluar e rinovoj kontratën duke u bërë lojtari me kushtet më të mira në botë, gjë e cila e ka irrituar Ronaldon. "Ose do të jem i oaguar sa Messi, ose unë do të lë Realin" i'u ka thënë Ronaldo krerëve të Realit. Kjo është tabela e lojtarëve që përfitojnë më së shumti aktualisht: 1 Lionel Messi (Barcelona) £ 27.5 2.David Beckham £ 26.2 milion 3 Cristiano Ronaldo (Real Madrid) £ 24.3m 4 Samuel Eto'o (Anzhi Makhachkala) £ 19.4 milionë dollarë 5 ëayne Rooney (Manchester United) £ 17.2m 6 Zlatan Ibrahimovic (Paris St Germain) £ 16m 7 Sergio Aguero (Manchester City) £ 15.7m 8 Yaya Toure (Manchester City) £ 14.7m 9 Fernando Torres (Chelsea) £ 13.9m 10 Kaka (Real Madrid) £ 12.9m

Shorti i Ch.League, ishte i montuar!?

Duket skandaloze por se ka material për të besuar se shorti i Ligës së Kampionëve ishte i montuar. Ish ylli anglez Steve McManaman,tani anëtar i UEFA-s kishte parashikuar paraprakisht 4 çifte e mundshme për shortin në Ligën e Kampionëve. Që të gjitha çiftet janë qëlluar nga ai duke lënë prapa dilemën se shorti i Ligës së Kampionëve ka mundur të jetë i montuar

Putin: Bota do të zhduket, por jo nesër!

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka përjashtuar mundësinë që të premten të ndodhë fundi botës, siç kanë thënë mayat. Në pyetjen se pse konferencën e tij të parë të madhe për gazetarë, pas kthimit në Kremlin, e ka organizuar një ditë para “fundit të botës”, ai ka thënë se e di se kur do të ndodhë kiameti. “Unë e di se kur do të ndodhë fundi i botës”, tha ai dhe bëri një pauzë “dramatike”. “Do të ndodhë për nja 4.5 miliardë vite. Nga ajo që mbaj mend, ky është sistemi i funksionimit të Diellit tonë. Gjithçka do të mbarojë dhe reaktori do të digjet e ky do të jetë fundi i botës. Por, para kësaj do të shndërrohet në një xhuxh të vogël të bardhë”. Në pyetjen nëse ka frikë, Putini është përgjigjur: “Pse të kemi nga e pashmangshmja”. /Telegrafi/

Fundi i Botës ka arritur në Zelandën e Re

Njerëzimi në mbarë botën e kanë pritur nën ethe datën 21 dhjetor pasi sipas disa shkrimeve dhe analizave të ndryshme është fundi i botë.Mirëpo e tëra si duket është e pavërtetët të paktën deri në këto çaste, ku në Zelandën e Re veç ka arritur dita e 21 dhjetorit. Atje sipas informacioneve dita e Premte është e njëjtë me ditët e kaluara dhe se populli i Zelandës së Re janë duke postuar shkrime dhe mesazhe të ndryshme në faqet e Facebook dhe Twitter shkruan KosovaTimes.net. Ndër komentet e ndryshme janë edhe këto komente: ‘Fundi i Botës Nuk ka arritur, sinqerisht e juaja Zelanda e Re’ shkruan @MikeAdamsNC. ‘Në Zelandën e Re tani është e premte, 21 dhjetori dhe gjithçka është këtu’ shkruan, @nickjackson45. ‘Hej botë, sot është 21 dhjetori në Zelandën e Re, dhe bota është ende këtu, nesër do të jeni të sigurt Amerikë’ shkruan, @ciarahanna20.

Çka do të bënit në këtë rast? (VIDEO)

Çka do të bënit po t'u bllokohetj ashensori dhe aty afër të keni një tigër? Shikojeni këtë kamerë të fshehtë të realizuar në Rumani...

Vetëvrasje masive në Argjentinë për fundin e botës

Kur mbeten pak orë nga e premtja e famshme, shumë njerëz në Capilla del Monte kërkojnë t'i japin fund jetës para koheKryebashkiaku i Capilla del Monte ka urdhëruar mbylljen e të gjithë hyrjeve në qytet, si pasojë e parashikimit për mbipopullim më 21 dhjetor. Cila është arsyeja? Kur mbeten pak orë nga e premtja e famshme, në atë qytet ka shumë persona të shqetësuar për fundin e botës, pavarësisht sigurive që vijnë nga ekspertët. E madje, shumica prej tyre në Capilla del Monte mendojnë që vetëm për të mos qenë dëshmitar në "Ditën e gjykimit" pas tre ditësh, t'i japin fund jetës më përpara. Kështu, kryebashkiaku ka një shqetësim të madh se mos kryhen vetëvrasje masive, që duhet të ndodhin në zonën e malit Cerro Uritorco (foto përkrah), aty ku mund të mblidhen më shumë se 15 mijë vetë për 21 dhjetor. I gjendur përballë këtij kërcënimi, kryebashkiaku ka marrë të gjitha masat, për të mos rrezikuar gjakderdhje, që mund të rezultojë plotësisht e kotë.

Ja vila 12 milionë dollarëshe e Rihanna-s [FOTO]

Në fillim të këtij viti, Rihanna bleu një vilë në Barbadaos e të njejtën i’a fali së ëmës. Ndërkaq, tani këngëtarja ka blerë një tjetër vilë 12 milion dollarëshe në, Los Angelos, Kaliforni.

Jeta e këngëtarjes prej që kur është bërë e famshme padyshim që ka ndërruar në mënyrë drastike ndërkaq, kur jemi tek shtëpitë, para se të bëhet e famshme, Rihanna 16 vjet të jetës i kaloi në shtëpinë e mëposhtme./Indeksonline/


Makina me e re e Mercedes 2013 (Video)

Mercedesi i ri E Klase është modeli i parë i cili ka pajisjen e ashtuquajtur “Steering Assist” (Ndihmë gjatë drejtimit). Ky sistem do të punojë sipas kombinimit me “Distronic Plus” sistemin, ndërsa është efektiv gjatë shpejtësi deri në 200 km/h. Ky sistem mundëson që makina të lëvizë në distancën e duhur dhe përforcohet siguria në komunikacion. Ky sistem i ri mundëson edhe kushte të tjera për të qenë më të sigurt në komunikacion.

Ronaldo me shokë VS Marcelo me dosta

Darka e Krishtëlindjeve i ka bashkuar lojtarët e Real Madridit në një darkë të përbashkët që u mbajtë në Madrid. Por ajo që u pa në këtë darkë ishte ndarja e lojtarëve në 2 grupe. Ronaldo në njëren anë ishte me shokët nga Portugalia si Pepe, Coentrao e Carvalho ndërsa me ta ishte edhe Kaka. Në tavolinën tjetër ishte "grupi" i Marcelos ku ishin argjentinasit Di Maria e Higuain, ndërsa me ta ishin edhe spanjollët si, Jezuz, Nacho e Morata. Në një tavolinë tjetër ishin spanjollët e kombëtares si Casillas, Arbeloa, Ramos, e Adan. Kur Ronaldo dhe Marcelo ngriteshin në këmbë për të ngrerë dolli, ata asnjëherë këtë nuk e bënin ndërmjet vete duke mbajtur raporte tejet të ngrira. Kjo darkë sipas mediave spanjolle ka konfirmuar edhe njëherë se në skuadrën e Realit ka grupe të ndara./indeksonline/