Ronaldo me shokë VS Marcelo me dosta

Darka e Krishtëlindjeve i ka bashkuar lojtarët e Real Madridit në një darkë të përbashkët që u mbajtë në Madrid. Por ajo që u pa në këtë darkë ishte ndarja e lojtarëve në 2 grupe. Ronaldo në njëren anë ishte me shokët nga Portugalia si Pepe, Coentrao e Carvalho ndërsa me ta ishte edhe Kaka. Në tavolinën tjetër ishte "grupi" i Marcelos ku ishin argjentinasit Di Maria e Higuain, ndërsa me ta ishin edhe spanjollët si, Jezuz, Nacho e Morata. Në një tavolinë tjetër ishin spanjollët e kombëtares si Casillas, Arbeloa, Ramos, e Adan. Kur Ronaldo dhe Marcelo ngriteshin në këmbë për të ngrerë dolli, ata asnjëherë këtë nuk e bënin ndërmjet vete duke mbajtur raporte tejet të ngrira. Kjo darkë sipas mediave spanjolle ka konfirmuar edhe njëherë se në skuadrën e Realit ka grupe të ndara./indeksonline/