Babai, kritik i Messit

Ka hyrë në histori si futbollisti i parë që fitoi katër herë me radhë Topin e Artë, kurse theu rekordin e Gerd Mullerit duke shënuar 91 gola brenda një viti kalendarik. Mirëpo, edhe ylli i Barcelonës, Lionel Messi e ka dikë që e kritikon vazhdimisht. Reprezentuesi argjentinas ka treguar se babai i tij kërkon që ai gjithnjë të përmirësohet. “Babai im më ka kritikuar gjithmonë. Për të kurrë nuk luaj mirë”, deklaroi Messi për TyC Sports. “Kur isha fëmijë dhe ndoshta shënoja katër gola në një ndeshje, ai asnjëherë nuk më uronte. Gjithmonë gjente një mënyrë për të më kritikuar. Kjo më ka bërë të përmirësohem më tepër dhe të jem gjithnjë modest sa i përket vetes”, u shpreh ylli i gjigantit katalan./Kohasport/